Festat e shumta të muajit dhjetor, si Krishtlindjet dhe Viti i Ri e bëjnë magjik përfundimin e secilit vit kalendarik.
Në prag të festave të tilla festojmë e ngrejmë dolli për vitin që po lëmë pas, duke shpresuar se viti tjetër do të jetë akoma më i begatë dhe më i suksesshëm.
Për t’i pyetur se cilat janë planet e tyre të pushimeve, Radio KFOR-i ka kontaktuar disa dëgjues, të cilët thanë:
“Unë jam Laureta, dëgjuese e Radio KFOR-it. Të them te drejtën ky vit ka qenë nje vit sfidues për mua, me shumë angazhime dhe punë, por tani kur jemi në fund të vitit, po filloj paksa të relaksohem pasi përfundoi një vit me sukses dhe kam nisur të planifikoj pushimet. Kësaj radhe pushimet i kam menduar në Gjermani, ku kam rezervuar biletën dhe do të festoj atje bashkë me disa familjarë.”
“Unë jam Mirjeta, dëgjuese e Radio KFOR-it. Periudha më e mirë e vitit është kjo e festave të fundvitit, kur kemi edhe pushim nga puna. Duke qenë se kam pasur një vit shumë të ngarkuar në punë, një javë do të jem në Brezovicë së bashku me familjen, ndërsa natën e Vitit të ri këtë vit kemi planifikuar ta presim në shesh në Prishtinë.”
Se cilat janë planet e juaja të pushimeve, ju mund të na tregoni duke u inkuadruar në emisionin e mbrëmjes, MENY prej orës 19:00 deri në orën 22:00, duke dërguar porosi në numrin 049 950 950, të na dëgjoni anembanë Kosovës në frekuencat: 90.2 FM, Prishtinë 98.2 FM, Mitrovicë dhe Leposaviq 100.8 FM, Prizren, Pejë dhe Gjakovë 93.4 FM, Gjilan 104.3 FM si dhe në Kaçanik 97 FM.