Na ndodhë shpesh të jemi shumë të ‘zënë’ me stresin dhe nervozën, pasi ne jemi ata që i japim mundësi zemërimit dhe i ushqejmë emocionet negative, duke harruar nganjëherë që ta gëzojmë e disponojmë veten me diçka të vogël, por shumë domethënëse. Lumturia ditore mund të vijë nga gjëra shumë të vogla e interesante, të cilat për dikë janë shumë domethënëse. Dëgjuesja e Radio KFOR-it, Tesa, lumturinë e gjenë në kafenë e mëngjesit: “Më së shumti më bën të lumtur ideja që çdo mëngjes e pi kafenë e mëngjesit. Kafeja e mengjësit është diçka shumë e vogël por që më bënë shumë të lumur”. Ndërsa, Nita, lumturinë e gjenë kur pranon kartolina: “Nga gjërat e vogla që më bëjnë të lutmur, janë gjestet e sjellshme që mund të bëjë dikush si dhe kur të pranoj kartolina, të cilat më pëlqejnë shumë”.
T’i thuash trurit të jetë i lumtur, nuk mjafton dhe është shumë normale që të keni ditë të këqija në jetën tuaj, të ndjeheni të mërzitur dhe nganjëherë edhe të dilni nga vetja. Por, mos harroni që gjithmonë duhet të gjeni lumturinë tuaj në gjëra të vogla, të cilat mund të jenë një fjalë e mirë, një dhuratë simbolike, ngrënja e ushqimit që preferoni, të dëgjoni këngën tuaj të preferuar e madje edhe të shpërbleni vetën me një kafe, të cilën mun t’a shijoni duke menduar për gjëra pozitive.