Të gjithë prindërit e dijnë që historia për babadimrin është një mit dhe nëse përpiqeni të tregoni të vërtetën, ju sigurisht që frikësoheni se mund të lëndoni ndjenjat e fëmijëve tuaj dhe imagjinatën e tyre.
Por, a duhet të ndihemi fajtorë që nuk ua tregojmë të vërtetën fëmijëve për babadimrin, dëgjuesja jonë Kujtesa thotë: “Nuk besoj që duhet të ndihemi fajtorë që nuk ua tregojmë fëmijëve të vërtetën për babadimrin, përkundrazi mendoj që t’i lëmë fëmijët që të besojnë se babadimri ekziston për shkak se mendoj që ka një ndikim pozitiv në krijimin dhe zhvillimin e imagjinatës së tyre”.
Njësoj sikurse Kujtesa, mendon edhe dëgjuesi ynë Agoni: “Mendoj që nuk duhet të ndihemi në faj, pasi mendoj që është gjë pozitive, është njësoj sikur përrallat që ua tregojmë fëmijëve dhe të cilat ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë imagjinatën e tyre”.
Ndërsa, dëgjuesja Vlera, mendon që më së paku në muajin festiv guxojmë t’u tregojmë fëmijëve që babadimri nuk ekziston: “Ne nuk duhet të ndihemi fajtorë për arsye se është një gënjeshtër që nuk ka qëllime negative dhe besoj që fëmijët gjatë muajit festiv ndihen më të lumtur, sidomos nga tregimet që i lexojnë për babadimrin”.
Studimet e fundit që na vijnë nga fusha e mjekësisë pedriatike, thonë që fëmijët deri në katër, pesë e gjashtë vjeç, jetojnë në ato që ne i quajmë ‘vite magjike të jetës së fantazisë’, ata janë shumë të entuziazmuar për personazhet në jetën e tyre që kanë kuptim të veçantë për ta, e këtu bënë pjesë edhe babadimri. Andaj, sipas studimeve të shumë psikologëve, fëmijët duhet të kuptojnë nga ju se historia për babadimin është një ‘Gënjeshtër e bardhë’, nga mosha gjashtë vjeçare.