Sot më 2 prill, për të trembëdhjetin vit me radhë po shënohet “Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin”. Kjo datë shënohet që nga viti 2007, nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me qëllim që të kthehet vëmendja e botës drejt autizmit si problem shëndetësor botëror. Me gjithë situatën e krijuar në botë për shkak të pandemisë, organizata jofitimprurëse “Autizmi Flet”, ka menduar një ide të mrekullueshme për ta shënuar “Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin” edhe në Kosovë: “Këtë vit, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, ju ftojmë të gjithëve që më 2 Prill, në ora 20:00, të ndalim të gjitha dritat në shtëpitë tona e të dalim të gjithë në ballkon/dritare, duke ndezur dritat e telefonit apo qirinj, si shenjë solidarizimi për fëmijët dhe të rriturit me autizëm. Shoqata “Autizmi flet” ju pret të dilni N’ballkon ose në dritare!”
Autizmi është një çregullim neurobiologjik që karakterizohet nga vështirësitë në komunikim, ndërveprim shoqëror, sjellje të përsëritura dhe rreze të kufizuar interesash.