Në kuadër të projektit “Pikëpamja”, që fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”, po e organizon në vazhdimësi, serinë e këtyre bisedave në “Project Space”, me datën 21 mars, do ta hapë sociologia Linda Gusia.
Me të pranishmit, ajo do të ndaj përvojën e saj në fushën e barazisë gjinore dhe aktivizmin. Poashtu Znj. Gusia do të flas edhe për faktin se si çdokush nga ne mund të kontribuoj në fushën e barazisë gjinore, feminizmin dhe çështje te ngjashme.
Vlen nënvizuar që Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”, që organizon këtë projekt, ka për qëllim nxitjen e ndryshimeve pozitive në shoqëri përmes mundësimit të vitalitetit kulturor dhe kreativitetit.