Muajve të fundit në Kosovë, situata me Covid-19 është përmirësuar dukshëm dhe kjo dëshmohet edhe nga rënia e numrit të të infektuarve dhe vdekjeve, nga ky virus. Rreth situatës aktuale me Covid-19 në vend, Radio KFOR-i bisedoi me infektologen, Dr. Hatixhe Gashi, e cila apeloi tek të gjithë, që të vaksinohen për tu mbrojtur nga Covid-19:
“Situata aktuale sa i përket infektimeve me Covid-19 në Kosovë, është stabile dhe kemi rënie të numrit të të infektuarve. Megjithatë, duhet ende të kemi kujdes dhe të respektojmë masat anti-covid, pasi mund të kemi një valë të tretë të infektimeve dhe për të parandaluar këtë valë të tretë, ftoj të gjithë qytetarët që të regjistrohen dhe të vaksinohen për t’u mbrojtur nga ky virus, sidomos të moshuarit dhe personat të cilët përballen më sëmundje kronike.”
Procesi i vaksinimit në Kosovë është duke vazhduar ende, ku deri më tani janë vaksinuar mbi 200 mijë qytetarë, derisa deri më tani nga ky virus kanë humbur jetën mbi 2 mijë persona.