Vonesat janë gjithmonë të mërzitshme edhe kur bëhen nga personat tonë më të dashur. Secili nga ne përballet me të paktën një person brenda ditës, që nuk e respekton orarin e saktë, orarin e punës ose orarin e një takimi për drekë.
Por, pse ndodhin këto vonesa dhe si të reagojmë nëse jemi persona të ndikuar nga kjo dukuri?
Prof.dr. Pauline Wallin, psikologe në” Camp Hill”, të Pensilvanisë e identifikon shumë thjesht këtë problem:
“Njerëzit që janë gjithmonë vonë, në shumicën e rasteve, janë në “luftë” me ankthin, shpërqendrimin, çrregullimin emocional ose gjendje të tjera të brendshme psikologjike. Nëse e trajtojmë me kujdes këtë problematikë mund të arrijmë në një përfundim shumë interesant, ata që njihen në shoqëri si persona që janë gjithmonë me vonesë kanë nevojë për mbështetjen tonë, prandaj secili duhet të tentojë t’i kuptojë dhe të t’iu dalë në ndihmë.”
Nga ana tjetër, Profesor i psikologjisë në Universitetin e San Diego-s, Ph. D. Jeff Conte, ka treguar se problemi i vonesave është i përafërt me varësitë me të cilat ne përballemi çdo ditë.
Profesor Conte ekrahason problemin e vonesave me problemin e mbipeshës:
“T’i thuash një personi që është gjithmonë vonë të mbërrijë në kohë është e njëjtë sikur t’i thuash një personi në dietë të mos hajë shumë, nëse do të ishte aq e thjeshtë nuk do të ekzistonin peshoret.”
Megjithatë tejkalimi i vonesave ndodh vetëm kur ju e pranoni plotësisht se e keni këtë problem, dhe nga ai moment filloni të punoni për të rregulluar këtë detaj të personalitetit tuaj.