‘Single’ nuk është vetëm statut, në fakt, është fjala që përshkruan më së miri se si dikush është mjaftueshëm i fortë për të jetuar dhe për të shijuar jetën e tij, pa u varur nga të tjerët.
E të mos kesh një të dashur, nënkupton të pasurit më shumë kohë të lirë.
Por, pyetja është se si e kalojnë zakonisht kohën e lirë të rinjtë që janë ende beqar/e.
Radio KFOR-u ka biseduar me disa dëgjues, të cilët thanë:
“Unë jam një prej personave single. Në fakt, unë punoj me një orar të tejzgjatur, andaj kur ta përfundoj orarin mundohem sa ma shpejt me shku në shtëpi. Por, në kohën e lirë, qoftë në vikend apo ditëve tjera, mundohem me i kalu me familje, me shoqëri”, tha Drita.
“Kohën e lirë e kaloj duke studiuar, duke luajtur futboll, me shoqëri e të tjerë”, tha Valmiri.
“Në kohën e lirë zakonisht preferoj të shikoj filma. Ndërsa, gjatë vikendit preferoj të shëtis, zakonisht shoqëruese i kam motrat, shoqet apo koleget e punës. Kështuqë, të pasurit një të dashur nuk të garanton që e kalon mirë kohën e lirë”, tha Mirjeta.
Koha e lirë është ajo pjesë e kohës që disponon individi, jashtë kohës së obligimeve të tij profesionale, shoqërore dhe familjare, me qëllim të pushimit, argëtimit dhe zhvillimit të personalitetit.