Sot shënohet “Dita Botërore e Tregimeve”, ndërsa kjo ditë për herë të parë u shënua më 20 mars të vitit 1991, në Suedi. Duke parë nevojën e promovimit të tregimeve verbale, më vonë, shënimi i kësaj dite filloi të shënohet edhe në vende të tjera të botës.
Leximi i tregimeve, është një pasuri në vete sepse ajo nxit krijimtarinë dhe inkurajon vizualizimin, duke përdorur gjeste, shprehje të fytyrës dhe tone të ndryshme të zërit. Mënyra më e mirë për të shënuar sot “Ditën Botërorë të Tregimeve”, është thjesht duke i lexuar fëmijëve një libër apo një tregim.