Ka shumë arsye pse festat e Krishtlindjeve të sjellin ndjenja dashurie dhe ngrohtësie. Aktivitetet e Krishtlindjeve që zakonisht shumica e njerëzve i praktikojnë janë: shikimi i filmave, përgatitja e recetave familjare dhe luajtja e melodive festive, përgatitja e dhuratave, kartolinave e shumë aktivitete të tjera të cilat lidhen me festën e Krishtlindjeve. Megjithëse shumë nga traditat më të vjetra të Krishtlindjeve nga e gjithë bota në vende si Franca, Gjermania dhe Anglia janë ende të përhapura sot, si p.sh. tregjet e Krishtlindjeve, ka edhe një bollëk opsionesh moderne argëtuese si veshja e pizhameve të përshtatshme me motive krishtlindjesh.
Megjithëse Krishtlindjet këtë vit do të duken ndryshe, për shkak të pandemisë ‘CoViD-19’, ku vizitat e familjarëve dhe miqve janë të kufizuara, ka ende shumë mënyra për të siguruar që koha e Krishtlindjeve të jetë plot gëzim, dashuri dhe argëtim, duke qenë pranë rrethit të ngushtë familjar.