Filmi ‘Martesa’ që trajton një temë ende të ndieshme për shoqërinë, është nderuar në Los Angeles në festivalin e filmit “Los Angeles Film Festival”. Ky film me regji të Blerta Zeqirit, është shpërblyer me çmimin ‘Filmi i Parë më i Mirë’.
Filmi që trajton një dashuri të pamundur, në rrethana paragjykuese dhe të vështira për të mbijetuar është shkruar nga Blerta Zeqiri dhe Kreshnik Berisha, ndërkaq rolet kryesore i luajnë aktorët: Alban Ukaj, Adriana Matoshi, Genc Salihu etj.
Në këtë festival të filmit në SHBA, filmi i regjisorit Edon Rizvanolli ka fituar çmimin ‘Audience Award Feature’ me filmin e tij ‘T’padashtun’. Ndryshe ky festival i filmit në Los Angeles, është një ngjarje e përvjetshme në fushën e filmit që nderon filmat vendorë dhe ndërkombëtar.