Nga sot (09.11.20), Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë do të hapë ekspozitën e finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2020, e cila do të jetë e hapur deri më 11 dhjetor 2020.
Në këtë ekspozitë do të prezantohet puna e tre finalistëve të këtij çmimi, e ata janë Laureta Hajrullahu, Shkamb Jaka dhe Brilant Milazimi. Nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë thonë se qëllim i këtij çmimi është që t’u ofrojë mbështetje artistëve të rinj dhe të lehtësoj vazhdimin e punës së tyre duke i zhvendosur ata nga një rol margjinal në një rol qendror në shoqëri. Ky është edhe çmimi kryesor për art për artistët e rinj bashkëkohor në Kosovë, i organizuar në bashkëpunim me ‘Residency Unlimited’ në New York dhe ‘The Trust for Mutual Understanding’, po ashtu në New York.
Fituesi i çmimit “Artistët e së nesërmes” 2020, do të shpallet me 11 dhjetor, 2020, në Klubin e Boksit në Prishtinë.