Fundjavën që lëmë pas, nga 14 shkurti deri më 16 shkurt, në Brezovicë është mbajtur gara e multietnike e skijimit, organizuar nga pija më e re energjike “GO +”.
Radio KFOR-i ka kontaktuar brend menaxherin e pijes “GO +”, Ermal Berishën, i cili ka treguar se kush ka qenë fitues në këto gara: “Në ditën e finales, me datën 16 shkurt 2020, përjetuam emocione të shumta ku në një konkurrencë të madhe fituese në kategorinë e femrave dolën: në vendin e parë, Adea Kollqaku nga Peja, në vendin e dytë, Kiana Kryeziu nga Prishtina dhe në vendin e tretë, Arba Pupovci nga Peja. Ndërsa, në kategorinë e meshkujve dolën këta fitues: në vendin e parë Dardan Dehari nga Tetova, Drin Kokaj nga Prishtina dhe Arbi Pupovci nga Peja. Gara “GO+ Parallel Slalom” u vlerësua lartë nga Federata e Skiatorëve të Kosovës, ku fatmirësisht në të dy ditët kaluan pa asnjë incident, si brenda pistës së garimit, ashtu edhe jashtë saj, ndërsa për atmosferën e shikuesve është përkujdesur “DJ BANI G”, ndërsa nikoqir i eventit ishte rap-artisti i njohur BimBimma.”
Z. Berisha bëri të ditur se në kategorinë e femrave kanë marrë pjesë 12 garuese, ndërsa në kategorinë e meshkujve kanë marrë pjesë 34 garues, ndërsa në finale ishin kualifikuar 8 nga kategoria e femrave, ndërsa 16 nga kategoria e meshkujve. Ideja e kësaj gare ka qenë që të përkrahen sportistët e rinj në Kosovë nga të gjitha komunitetet.