Të dashur pjesëmarrës të konkursit shpërblyes “Le të mendojmë për miqësinë!”, të Revistës ‘For You’, janë shpallur emrat e fituesve të këtij konkursi.
Para se të tregojmë se kush janë fituesit, në emër të ekipit të redaksisë së Revistës ‘For You’ dhe Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë, i falënderojmë edhe njëherë të gjithë pjesëmarrësit e konkursit për punimet që i kanë dorëzuar. Njëherit, me këtë rast do t’ua rikujtojmë se si janë përzgjedhur fituesit e këtij konkursi.
Një fitues është përcaktuar drejtpërdrejt nga votat e pranuara nga publiku në formën e ‘like & share’, në Facebook. Ndërsa, dy fituesit e tjerë janë përzgjedhur nga juria profesionale e përbërë nga ushtarakët e KFOR-it dhe redaksia e Revistës ‘For You’, të cilët kanë punuar në këtë drejtim që nga mbyllja e fazës së votimeve dhe deri më sot. Rrjedhimisht, të gjitha punimet që i kanë përmbushur kushtet e konkursit janë lexuar dhe analizuar për sa i përket përmbajtjes, stilit si dhe saktësisë drejtshkrimore dhe gramatikore të punimeve.
Fituesit e konkursit “Le të mendojmë për miqësinë!” janë:
- Yllka Zeqiri – fituese e votimit të publikut me 1k (1141) like dhe 1k (1000) share.
- Besion Bobaj – fitues me vendim të jurisë.
- Ernit Sylejmani – fitues me vendim të jurisë.
Ekipi i Revistës ‘For You’ do të kontaktojë me të gjithë fituesit gjatë ditëve në vijim, për t’i aranzhuar detajet për dorëzimin e shpërblimeve.
Gjithashtu stafi i Revistës i uron fituesit për fitoren, kurse të gjithë juve të tjerëve ju fton që të vazhdoni t’i përcillni, për befasi dhe risi të tjera, në platformat online:
Web faqe: https://magazineforyou.com/1/
Facebook – https://www.facebook.com/Magazine4Ushqip
Instagram: https://instagram.com/magazine4ushqip