Të shtunën, më 7 korrik, nga ora 21:00 në Runik të Skënderajt, artisti Petrit Halilaj vjen me performancën “Shkrepëtima”.
“Shkrepëtima” është performancë e ideuar dhe drejtuar nga artisti Petrit Halilaj që përfshin mbi 30 aktorë dhe muzikantë.
Kjo performancë do të mbahet para rrënojave të Shtëpisë së Kulturës në Runik (Skenderaj). Skena do të animohet nga skulptura lëvizëse, tinguj, projeksione të dritave dhe një skenografi e jashtëzakonshme e krijuar prej Halilajt nga rrënojat e ndërtesës dhe e inspiruar nga kujtimet kolektive të qytetarëve të Runikut.
“Shkrepëtima”është ndërhyrja e parë e këtij niveli nga Halilaj në një hapësirë publike dhe kjo performancë do të risjellë fragmente nga disa prej dramave më të njohura shqiptare që janë performuar në teatrin e këtij objekti gjatë viteve të ‘80-a.
Mbrëmja do të përmbyllet me një koncert të veçantë nga ANDRRA (Fatime Kosumi), e cila do të performojë EP-në e saj Palinë (2017).
Performuesit e Shkrepëtimës janë: Donikë Ahmeti, Edlir Gashi, Tristan Halilaj, Rrezarta Haziraj, Qendresa Kajtazi, Bislim Muçaj, Behie A. Murtezi, Agnes Nokshiqi, Ermal Sadiku, Edon Shileku dhe Alketa Sylaj
“Shkrepëtima” është prodhim i Fondacionit Hajde!, Fondazione Merz ndërsa ka marrë përkrahje nga: Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) in Kosovo; Culture For Change, an EU funded project managed by the EU Office in Kosovo and implemented by Qendra Multimedia and Goethe-Institute; Ministria e Kulturës, Rinisë dhe SportitKomuna e Skenderajt, ChertLüdde (Berlin); kamel mennour (Paris and London).