Shkolla fillore ‘International Learning Group’ në Prishtinë sot (10.06.19), nga ora 13:20 ka organizuar në ambientet e kësaj shkolle ‘Panairin e Shkencës’ për të gjithë nxënësit që ndjekin mësimet në këtë shkollë. Nxënësit nga klasa e 5-të deri në klasën e 7-të përmes kreativitetit dhe njohurive të tyre kanë paraqitur punimet e tyre në fushën e shkencës. Për ta bërë këtë aktivitet edhe më argëtues për fëmijët dhe të ftuarit, gjatë këtij panairi kishte edhe muzikë dhe ushqim. Nxënësit kanë demostruar edhe eksperimente që i kanë mësuar në lëndët shkencore.