Aktiviteti i radhës i organizuar nga ‘European College of Kosovo’, me 17 Nëntor të këtij viti duke filluar nga ora 11: 00 do t’i mundësoj të gjithë adhuruesve të librit të shkëmbejnë libra të vjetër me të rinj.
Ky organizim do të ndihmoj të interesuarit të njihen me tituj të rinj të letërsisë por edhe të kursejnë të holla pa pasur nevojë të blejnë libra të rinj, tha në një intervistë për Radio KFOR-in organizatorja e kësaj ngjarje, Shkurta Januzi, e cila po ashtu na tregoi më shumë rreth këtij aktiviteti:
“Arsyeja për organizimin e këtij aktiviteti është që tu japim mundësinë libra-dashësve që të posedojnë libra të reja pa pasur nevojë që të rëndojnë xhepin. Shumica e lexuesve nga grupi ynë kanë në shtëpi libra që i kanë lexuar dhe me dëshirë do i ndërronin me tituj të tjerë. Ka edhe nga ata që kanë libra që nuk i takojnë zhanrit të tyre të parapëlqyer, kështu që kjo është një mundësi t’i zëvëndësojnë me të tjerë”, tregoi Shkurta.
Ajo po ashtu për fund tregoi se ky aktivitet është një mundësi që pjesëmarrësit të fitojnë një nga 26 librat apo një nga 5 kuponat në vlerë prej 10€, që do të dhurohen nga ‘Libraria Dukagjini’.