Më 15 janar, kinemaja e qytetit të Pejës “Jusuf Gërvalla”, ju fton që t’i bashkoheni mbrëmjes në të cilën do eksplorohet tipari i përbashkët i Austrisë dhe Kosovës, Malet!
Në panelin e diskutimit, Uta Ibrahimi, eksploron ngjitjet, ecjet dhe si kjo mënyrë i lidhë njerëzit nga e gjithë bota.
Dikutimit i paraprinë shfaqja e dokumentarit ” First on Everest” nga krijuesi austriak Gerald Salmina, i cili ndjek një ekspeditë që heton një nga përpjekjet e para për të arritur majën e malit Everest, gati një shekull më parë.
Dokumentari shfaqet me fillim nga ora 18:00 dhe është i gjatë 99 minuta dhe pas shfaqejes së dokumentarit pason paneli I diskutimit.
Kjo ngjarje është organizuar nga Ambasada Austriake në Prishtinë dhe Kino “Jusuf Gërvalla” në Pejë.