“Kur hana del”, me tekst të Ag Apollonit dhe në regji të Ben Apollonit, do të jepet premierë sonte (01.10.2018) prej orës 20:00, në Teatrin e Qytetit “Adriana Abdullahu”, në Ferizaj.
Ngjarja e kësaj shfaqjeje vendoset në një qendër psikiatrike në Kosovë dhe drama paraqet fatet tragjike dhe veprimet komike të personazheve.
Në shfaqje luajnë: Ali Krasniqi, Vjosa Abazi, Edona Berisha-Bekteshi, Dashuri Rexhepi, Jajush Ramadani, Arben Marevci, Sherif Bega, Mevlan Saraqi, Gresa Gashi dhe Ekrem Jakupi.
“Kur hana del”, do të ketë reprizat e saj edhe nesër dhe pasnesër.