Në teatrin Dodona, nesër (29 shtator), nga ora 19:30, do të shfaqet komedia “Mat”, nga Ag Apolloni dhe me regji të Ben Apolloni.
Shfaqja “Mat” është një përballje argëtuese mes vdekjes dhe njeriut, i cili këtu paraqitet si filozof. Ngjarja nis në momentin kur filozofi provon ta varë veten dhe aty i shfaqet vdekja. Por, derisa filozofi e kishte me shaka, vdekja e ka me gjithë mend. Dhe këtu nis përplasja mes jetës dhe vdekjes, me tensione dramatike, përleshje fizike dhe replika komike.
E për të ditur më shumë rreth përfundimit të shfaqjes në fjalë, të interesuarit rezervimet e tyre mund t’i bëjnë përmes numrit të telefonit: 038 230 623 çdo ditë pune, prej orës 10:00 deri 16:00!
Shfaqja ‘Mat’, mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës.