Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis së bashku me SHFMU ”Thimi Mitko” – Gjilan, në kuadër të projektit “ArtEd – Rritemi përmes artit në arsimim”, prezantojnë sot (12.06.20), nga ora 12:00, klubin teatral të shkollës në fjalë me video dramën online, të titulluar: “Prit, prit – se ke shokë e shoqe”.
Në këtë video dramë luajnë: Jon Doda, Alteo Ibrahimi, Bliza Maloku, Fjona Shkodra, Shpejtim Syla, Taona Ibrahimi, ndërsa muzika është e përgatitur nga Alteo Ibrahimi dhe Jon Doda e mbikëqyrur nga mentorja – aktorja, Daniela Markaj dhe arsimtarja, Blerta Hyseni, ndërsa editimin e video e ka bërë, Besart Bega.
Klubet e Teatrit në 20 Shkolla Kampione, janë krijuar me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim (GIZ) përmes OJQ-së Artpolis.