Këtë të premte të 10 majit, në Qendrën për Filozofi dhe Art, në Prishtinë, do të shfaqet filmi ‘Persona’ (1966) nga Ingmar Bergman, një kryevepër e regjisorit dhe një ndër filmat më të rëndësishëm të të gjitha kohërave.
Kjo ngjarje zhvillohet kur një infermiere e re me emrin, Alma, është vënë në kujdes të Elisabeth Vogler, një aktore që duket se është e shëndetshme në të gjitha aspektet, por nuk do të flasë.
Ndërsa kalojnë kohën së bashku, Alma flet vazhdimisht me Elizabetën, pa marrë asnjë përgjigje dhe në fund i rrëfen sekretet e saj dhe gjenë se personaliteti i saj është zhytur në personin e Elisabeth.
Kjo ngjarje organizohet nga Virtual Sophists dhe Filozofia dhe do të shfaqet të premtën, prej orës 20:00.