Me një rezolutë të veçantë nga Kombet e Bashkuara, sot me (23 qershor) shënohet ‘Dita Botërore e Shërbyesve Civil’.
Shërbimet publike/civile, janë disa nga strukturat më të rëndësishme për çdo vend në botë, përmes së cilave bëhet lehtësimi dhe funksionalizimi i shërbimeve të ndryshme, në zhvillimin e proceseve shoqërore.
Nëpunësit civil, kanë rol të rëndësishëm në demokratizimin e shoqërive dhe në këtë ditë vlerësohet kontributi i këtij sektori në jetën shoqërore dhe ngritja e vetëdijes për rolin e shërbyesve civil në gjithë botën, të cilët edhe gjatë pandemisë kanë qenë dhe janë në vijën e parë të frontit.
Furnizimi me ujë, mirëmbajtja e kanalizimit, mirëmbajtja e rrugëve, transporti lokal, ngrohja lokale, hapësirat publike, parqet, mirëmbajtja e pastërtisë dhe rregullimi i qytetit, janë disa nga aspektet që mbulon ky sektor i shërbimeve administrative, të rëndësishme për mbarëvajtjen e aktiviteteve ditore në jetën tonë.
Këtë vit theks të veçantë nëpërmes aktiviteteve të shumta në botë, për të shënuar këtë ditë, do të ketë pandemia Covid-19 dhe sfidat që ka sjellë për nëpunësit civil dhe shërbimet civile.