Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ,më 15 qershor të vitit 2007, votoi për krijimin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës, më 2 tetor, e cila përkon me ditëlindjen e Mahatma Gandhi-t, udhëheqës i lëvizjes për pavarësi në Indi dhe mbështetës i filozofisë dhe strategjisë kundër dhunës.
Shënimi i një dite të tillë përforcon mesazhin kundër dhunës, përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin publik, duke rikonfirmuar rëndësinë universale të parimeve kundër dhunës dhe dëshirën për të siguruar kulturën e paqes dhe tolerancës.
Si në gjithë botën e civilizuar edhe në Kosovë, Institucione të ndryshme organizojnë aktivitete të lloj-llojshme, me qëllim të sensibilizimit të paqes, tolerancës dhe qëndrimit larg dhunës, në familje, shoqëri e kudo tjetër.
Një jetë pa dhunë ofron ardhmëri, paqe dhe tolerancë.