“Dita Ndërkombëtare e Tokës” e cila shënohet sot (22 prill), u miratua në vitin 2009, nga më shumë se 50 shtete anëtare, të Kombeve të Bashkuara.
Kombet e Bashkuara thonë se Nëna Tokë po kërkon qartë një thirrje për të vepruar, sepse natyra po vuan. Zjarret australiane, regjistrimet e nxehtësisë, pushtimi më i keq i karkalecave në Kenia dhe tani së fundmi është edhe përballja me COVID -19.
Ndryshimi i klimës, ndryshimet e bëra nga njeriu në natyrë si dhe krimet që prishin biodiversitetin, si shpyllëzimi, bujqësia e intensifikuar dhe prodhimi i blegtorisë ose tregtia në rritje e paligjshme e jetës së egër, mund të rrisin kontaktin dhe transmetimin e sëmundjeve infektive nga kafshët tek njerëzit, si COVID-19. Kjo tregon marrëdhëniet e ngushta midis shëndetit të njeriut, kafshëve dhe mjedisit.
Bëhet thirrje që në këtë ditë, më shumë se kurrë, të promovojmë harmoninë mes natyrës dhe Tokës.