Shahu është një lojë që kërkon strategji dhe zgjuarsi, por nga ana tjetër është edhe praktike, meqë mund të luhet në çdo kohë dhe në çdo vend.
‘Dita Ndërkombëtare e Shahut’, 20 korriku, festohet që nga viti 1966, në ditën e njëjtë kur është themeluar ‘Federata Botërore e Shahut’, në vitin 1924.
Lidhur me këtë ditë, Radio KFOR-i kontaktoi kryetarin e Federatës së Shahut në Kosovë, Nysret Avdiu, i cili tha:
‘Ditën Botërore të Shahut e kemi shënuar me aktivitete të ndryshme, që i kemi realizuar në sheshe, në shkolla si dhe në klube, e meqë këtë vit kemi pandeminë, aktivitetet do të realizohen online. Kurse, sa i përket mesazhit, unë mendoj që të rinjtë duhet të kyçen sa më shumë në lojën e shahut, sepse duke hyrë në këtë lojë ata gjejnë sport, kulturë, shkencë dhe art.”
Loja e shahut mbetet një nga lojërat më të popullarizuara në botë. Një konkludim të tillë e mbështetë edhe një studim i realizuar në vitin 2012, ku thuhet se 605 milionë të rritur e luajnë rregullisht lojën e shahut.