Data 8 nëntor, njihet ndryshe edhe si “Dita Ndërkombëtare e Radiologjisë”. Ishte viti 1895, kur Wilhelm Conrad Rontgen, zbuloi ekzistimin e rrezeve X.
Për të shënuar këtë ditë, Radio KFOR-i kontaktoi, radiologun Ilir Bejta: “Nga viti 1895, trajtimi i sëmundjeve të ndryshme ndryshoi rrënjësisht, prandaj investimi në zhvillimin dhe avancimin e radiologjisë, do të thotë investim në shëndetin e popullatës në përgjithësi. Zhvillimi i radiologjisë edhe tek ne në Kosovë ka progres. Jemi të pajisur me aparatura moderne, të cilat po na ndihmojnë shumë në diagnostikim dhe trajtim të pacientëve.”
Shënimi i “Ditës Ndërkombëtare të Radiologjisë”, këtë vit, do t’i kushtohet të gjithë profesionistëve të radiologjisë dhe rolit të tyre thelbësor, në luftimin e pandemisë COVID-19, duke dhënë një kontribut të domosdoshëm në diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve me COVID-19.