8 nëntori i vitit 1895, ishte dita kur shkencëtari Wilhelm Conrad Rontgen, zbuloi ekzistimin e rrezeve X dhe kjo datë që nga viti 2012, tanimë shënohet edhe si “Ditë Ndërkombëtare e Radiologjisë”.
Për të shënuar këtë ditë, çdo vit caktohen tema të ndryshme, ndërsa këtë vit, temë e kësaj dite është “Radiologjia intervenuese – Kujdesi aktiv për pacientin”, përmes së cilës ftohen të gjithë, që të njohin më mirë rolin thelbësor që luan radiologjia në trajtimin e pacientëve.
Shënimi i “Ditës Ndërkombëtare të Radiologjisë”, po bëhet edhe për të njohur kontributin e profesionistëve të kësaj fushe në trajtimin e pacientëve me COVID-19.