Me rritjen e numrit të konflikteve dhe luftërave në botë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2017, vendosi që data e sotme, 12 dhjetori, të shënohet si “Ditë Ndërkombëtare e Neutralitetit”, e cila do të promovojë rëndësinë e marrëdhënieve paqësore, miqësore dhe reciprokisht të dobishme midis vendeve të ndryshme të botës.
Kur një vend është neutral, kjo do të thotë se ata nuk marrin pjesë në luftëra apo konflikte. Një nga shembujt më të njohur të neutralitetit është vendi i Zvicrës. Vendet e tjera që kanë mbetur neutrale gjatë kohës së konflikteve të armatosura janë: Austria, Kosta Rika, Finlanda, Irlanda, Lihtenshtajni, Suedia dhe Turkmenistani.
Ruajtja e neutralitetit nuk është një arritje e lehtë, prandaj këto vende ndihmojnë vende të ndryshme për të kaluar konfliktet apo edhe luftërat, duke dërguar njerëz për konsultime joformale dhe negociata.