Me temën “Këmbëngulja, Partneriteti dhe Progresi” shënohet këtë vit “Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Minave”. Kjo ditë e sotme (4.04.21), ka për qëllim vazhdimin e punës për të studiuar, pastruar dhe shkatërruar këto pajisje vdekjeprurëse.
Minat e tokës, mbetjet shpërthyese të luftërave dhe pajisjet shpërthyese të improvizuara, prekin më së shumti të zhvendosurit me forcë, të privuarit dhe fëmijët. Ato pengojnë zgjidhjet paqësore, pengojnë reagimet humanitare dhe janë një pengesë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.
Janë Kombet e Bashkuara, ata të cilët njoftojnë se edhe përgjatë pandemisë, qindra mijëra hektarë u bënë të sigurta dhe u vunë në përdorim produktiv për miliona njerëz që jetojnë në zonat e minuara, në vende të ndryshme të botës.