Nderimi dhe dashuria për nënat ka ekzistuar për aq kohë sa ka pasur nëna! Festivalet që nderonin nënat në kohërat e lashta shpesh ishin të lidhura me perënditë dhe perëndeshat. Grekët dhe Romakët gjithashtu nderuan figurën e nënës së perëndive të tyre. Në Angli në shekullin e 16-të, kjo festë u bë si e “E Diela e Nënës”, kurse “Dita e Nënave”, e cila festohet në të dielën e dytë të muajit maj, në Shtetet e Bashkuara u krijua në vitin 1908 nga një aktiviste shoqërore, Anna Jarvis dhe më pas u bë festë zyrtare në vitin 1914. Ndërsa, tek ne në Kosovë si “Ditë e Nënave”, njihet “8 Marsi” që shënon “Ditën e Gruas”.
Pra, sot meqë është e diela e dytë e muajit maj, në Hemisferën Veriore, tradicionalisht, fëmijët u dhurojnë nënave të tyre lule, kartolina apo dhurata të tjera.
Duke ua uruar këtë festë të gjitha nënave, po e përmbyllim këtë artikull me thënien e mrekullueshme të Presidentit të 16-të me radhë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Abraham Lincoln: “Gjithçka që jam apo shpresoj se do të jem, ia kam borxh nënës time engjëllore!”