Data e sotme 24 tetor, shënon ‘Ditën e Kombeve të Bashkuara’, e cila festohet që nga viti 1948 dhe shënon përvjetorin e ditës së hyrjes në fuqi të “Kartës së KB”, në vitin 1945. Ishte viti 1971 kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, rekomandoi që kjo ditë të shënohet si ditë zyrtare dhe të respektohet nga të gjitha shtetet anëtare.
Në lidhje me ‘Ditën e Kombeve të Bashkuara’, Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, tha: “Karta u nënshkrua shumë vjet më parë dhe parimet e saj janë po aq të vërteta edhe sot. Besimi në të drejtat themelore të njeriut, të drejtat e barabarta të burrave dhe grave, dinjiteti dhe vlera e çdo personi, e drejta ndërkombëtare dhe zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve dhe standardeve më të mira të jetës në liri, janë vlera të qëndrueshme që do të na çojnë në një të ardhme të ndritshme.”
Qëllimi kryesor i ‘Ditës së Kombeve të Bashkuara’, është forcimi i bashkëpunimit midis kombeve, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e sigurisë dhe paqes në botë.