Inxhinierët profesionist vlerësohen kudo në botë. E për të vë në pah punën dhe rëndësinë e tyre, Shoqata Kombëtare e Inxhinierëve Profesionistë, që nga viti 2016, ka vendosur që çdo të mërkurë të parë të muajit gusht, të shënohet “Dita e Inxhinierëve Profesionistë”.
Gjithandej botës inxhinierët sot (05.08.20), ndihen krenar për punën e tyre. Me këtë rast, Radio KFOR-i kontaktoi inxhinierin e makinerisë, zotëri Qëndrim Bruqi, i cili u shpreh: “Sot është dita jonë dhe normal që ndjehem mirë kur puna e inxhinierëve vlerësohet gjithandej në botë. Puna jonë është të ndihmojmë zhvillimin dhe të ofrojmë kushte më të mira për njerëzimin”.
Shënimi i “Ditës së Inxhinierëve Profesionistë”, ndihmon të kuptojmë se inxhinierët gjithandej në botë punojnë që njerëzimit t’i ofrojnë shëndet më të mirë, të jenë më të sigurt dhe të jetojnë një jetë më të mirë se kurrë më parë.