Duke parë rëndësinë e mbështetjes së personave të trafikuar, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2013, përmes një rezolutë caktoi datën e sotme, 30 korrik, për të shënuar “Ditën Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore”.
Se personat e trafikuar gjithandej në botë kanë mbështetjen e Kombeve të Bashkuara e tregon edhe Sekretari i përgjithshëm i saj, António Guterres: ‘Trafikantët e qenieve njerëzore përfitojnë nga ‘shpresat dhe dëshpërimi’ i njerëzve të ndjeshëm të fëmijëve, të rinjve dhe të refugjatëve. Gratë dhe vajzat gjithmonë janë synim i tyre. Trafikimi i qenieve njerëzore merr shumë forma dhe nuk njeh kufij. Ata veprojnë dhe shpesh nuk ndëshkohen për krimet e tyre, ose kalohen pa vëmendje. Ky veprim duhet të ndryshojë!”.
Në këtë ditë Kombet e Bashkuara bëjnë thirrje që të mblidhen të gjithë rreth çështjeve kryesore të parandalimit, mbrojtjes dhe ndjekjes penale për të ndërtuar një të ardhme ku krimi nuk mund të ekzistojë.