Falë Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), ‘Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve – 12 Qershor’, po shënohet që nga viti 2002. Shënimi i kësaj dite, kontribuon në përkrahjen e fëmijëve, sepse në gjithë botën mbi 215 milionë djem dhe vajza punojnë, ndërsa 115 milionë prej tyre janë të ekspozuar ndaj forcave më të këqija të punës. Organizata Botërore e Punës sqaron se jo të gjitha punët që kryejnë fëmijët dhe adoleshentët duhen eliminuar. Punët që nuk ndikojnë në shëndetin dhe zhvillimin e tyre personal, ose që nuk ndërhyn në shkollimin e tyre, në përgjithësi konsiderohen si pozitive. Kjo përfshin veprimtari të tilla si të ndihmosh prindërit rreth shtëpisë, të ndihmosh në një biznes familjar ose për të fituar para jashtë orëve të mësimit dhe gjatë pushimeve shkollore. Këto punë të lehta ndihmojnë fëmijët dhe adoleshentët në përgatitjen e tyre për të qenë anëtarë produktivë të shoqërisë gjatë jetës së tyre si të rritur.