Sipas ‘Organizatës Botërore të Shëndetësisë’, më shumë se një bilion njerëz në të gjithë botën jetojnë me aftësi të kufizuar, prandaj Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi që data 3 dhjetor të shënojë ‘Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar’, me qëllimi të promovimit të të drejtave, mirëqenies së personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e jetës.
Për të shënuar këtë ditë, Radio KFOR-i kontaktoi zyrtaren për komunikim në Handikos, znj. Kaltrina Misini, e cila tha: “Shënimi i kësaj dite ka një rëndësi të madhe, sepse “Handikos”, do të shpallë vitin 2022, vit të personave me aftësi të kufizuar, ku në kuadër të së cilit parashihet një mobilizim i të gjitha institucioneve dhe organizatave dhe shoqërisë civile, por edhe shoqërisë në përgjithësi.”
Gjithë përfshirja e individëve me aftësi të kufizuara në komunitet, të jetuarit në mënyrë aktive e të pavarur, mund të realizohet e plotë, vetëm atëherë kur atyre u sigurohen shërbimet e nevojshme mbështetëse!