E deklaruar përmes rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sot (25 korrik), shënohet ‘Dita Botërore e Parandalimit të Mbytjes’, e cila shërben si një mundësi për të nxjerrë në pah ndikimin tragjik dhe të thellë të humbjes së një anëtari të familjes apo të komunitetit si pasojë e mbytjes në ujë.
Rreth 235,600 njerëz, mbyten çdo vit në ujëra dhe është ndër dhjetë shkaqet kryesore të vdekjes për fëmijët e moshave nga 5 deri në 14 vjeç si dhe më shumë se 90% e vdekjeve, ndodhin kryesisht në lumenj, liqene, puse, pishina, deti dhe në oqeane.
Në këtë ditë, theksohet nevoja për veprim urgjent, të koordinuar dhe multi-sektorial mbi marrjen e masave të tilla si: instalimi i barrierave që kontrollojnë hyrjen në ujë, sigurimi i vendeve të sigurta larg ujit, të tilla si çerdhet për fëmijët parashkollorë dhe ata me nevoja të veçanta, të bëhet mësimdhënia e notit, vendosja dhe zbatimi i rregulloreve të sigurta të varkave, transportit dhe trageteve si dhe përmirësimi i menaxhimit të rrezikut nga përmbytja.