Ndërlidhjet e Shkencës Mjekësore u krijuan për herë të parë nga “Upjohn Farmaceutikë”, në vitin 1967, si një përgjigje ndaj nevojës për staf të terrenit të trajnuar shkencërisht e që do të ishte në gjendje të ndërtonte marrëdhënie me “Udhëheqësit Kryesorë të Opinionit”, në fusha të ndryshme terapeutike të kërkimit.
Sot (27 mars) për herë të dytë organizohet “Dita Botërore e Ndërlidhjeve të Shkencës Mjekësore”, e cila tashmë është tradicionale dhe do të festohet çdo vit më 27 Mars, për të njohur profesionin dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e profesionit global të Ndërlidhjes së Shkencës Mjekësore.