Që kur u krijua fjala “Matematikë”, në shekullin e 6 para erës sonë, numrat kanë qenë një pjesë e dobishme dhe sfiduese e jetës. Duke e parë rëndësinë e matematikës, UNESCO në vitin 2019, vendosi që çdo vit me datën 14 mars, të shënohet “Dita Botërore e Matematikes”, apo siç njihet ndryshe edhe si “Dita e Pi-së”.
Se matematika është shumë e rëndësishme dhe luan një rol të rëndësishmen në përparimin e shkencës dhe teknologjisë si dhe përmirëson cilësinë e jetesës sonë, e thotë edhe vet profesori i matematikës, Alush Maloku, i cili për Radio KFOR-in tha: “Matematika duhet të vlerësohet gjithmonë, jo vetëm përgjatë një feste. Unë mendoj se vlerësimi i matematikës duhet të fillohet që në fëmijëri. Përveç institucioneve, duhet që edhe prindërit të punojnë me fëmijët e tyre, për t’iu treguar se sa e rëndësishme është lënda e matematikës, sepse nëse e përvetëson matematikën lëndët e tjera përvetësohen shumë më lehtë.”
Motoja e shënimit të “Ditës Botërore të Matematikes”, për këtë vit është “Matematika për një botë më të mirë”, e cila tenton të rrisë kreativitetin dhe të sjellë dritë në lidhjet midis matematikës dhe të gjitha llojeve të fushave, koncepteve dhe ideve.