“Dita Botërore e Lirisë” është krijuar në shënim të rënies së “Murit të Berlinit”, muri i cili u ngrit në vitin 1961 dhe u shemb në vitin 1990. Data e sotme (9 nëntor), nuk ka të bëjë shumë me vetë murin, por më shumë me atë që simbolizonte, rënien dhe fundin e komunizmit në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Në shumë pjesë të botës, liria është diçka që merret si e mirëqenë – liria për të zgjedhur çdo besim që duan (ose asnjë besim), liria për të qenë në një marrëdhënie me personin që duan, liria për të udhëtuar etj. Fatkeqësisht, ka shumë vende në botë ku këto liri nuk gëzohen nga popujt e tyre.
Nëse nuk e dini se çfarë do të thotë të kesh frikë të shprehësh mendimin tënd, atëherë mund ta konsiderosh veten shumë me fat që jeton në një vend ku liria është përparësi si dhe një e drejtë themelore e njeriut. Sikurse të gjitha gjërat e mira, liria duhet të festohet dhe kjo është ajo që ka të bëjë me ‘Ditën Botërore të Lirisë’.