Me temën “Të veprojmë së bashku për të arritur drejtësinë sociale dhe mjedisore për të gjithë”, shënohet sot (17.10.20) ‘Dita Botërore e Çrrënjosjes së varfërisë’. Tema e këtij viti (2020), adreson sfidën e arritjes së drejtësisë sociale dhe mjedisore për të gjithë.
Ky vit shënon edhe 31 vjetorin e Konventës për të drejtat e fëmijëve, e miratuar më 20 nëntor të vitit 1989, e cila përcakton të drejtat qytetare, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të çdo fëmije, pa dallim race, përkatësie fetare apo aftësive të tyre. Rreth 1.2 miliardë njerëz në mbarë botën jetojnë në varfëri ekstreme (me më pak se një dollar në ditë). Varfëria dëmton shëndetin meqë i detyron njerëzit të jetojnë në mjedise pa strehim adekuat si shtëpi, ujë të pastër dhe mirëqenie.