Shënimi i ‘Ditës Ndërkombëtare të Asteroidit’, synon të rrisë vetëdijen për asteroidet, me qëllim që të mbrohet Toka, familjet e saj, komunitetet dhe gjeneratat e ardhshme nga ndonjë ngjarje katastrofike.
‘Dita Ndërkombëtare e Asteroidit’, e cila shënohet sot (30 qershor), është një ngjarje globale vjetore, e cila mbahet në përvjetorin e ngjarjes Tunguska-s në Siberi, që u zhvillua në vitin 1908.
Në atë kohë, një asteroid goditi malet e kësaj pjese, duke shkatërruar me kilometra të tëra dhe djegur gjithë hapësirën për rreth.
Një asteroid është një planet i vogël që nuk u zhvillua plotësisht kur lindi Sistemi Diellor. Miliona asteroide ekzistojnë në orbitën e Diellit, ndërsa shumica e tyre gjenden në rripin qendror asteroid, zona midis Marsit dhe Orbitës së Jupiterit.