“Dita Botërore e Asteroidëve” u themelua nga astrofizikani dhe muzikanti i famshëm, Dr. Brian May, pjesëtarë i rock grupit “Queen”, astronauti i “Apollo 9”, Rusty Schweickart, kineasti Grig Richters dhe nga Presidentja e Fondacionit ‘B612’, Danica Remy.
Qëllimi i kësaj dite është edukimi i publikut për rëndësinë e asteroideve, rolin e tyre në formimin e sistemit tonë diellor, ndikimin e tyre në burimet hapësinore dhe rëndësinë e mbrojtjes së planetit tonë.
Lidhur me këtë ditë, Radio KFOR-i kontaktoi kryetarin e klubit “Astronomy Outreach of Kosovo”, profesorin e astronomisë, Milaim Rushiti, i cili theksoi: “Kjo ditë është e veçantë edhe për tokën, pasi që ne duhet të dimë se a rrezikohemi në të ardhmen, nga goditja e ndonjë asteroidi të madh, që mund të vjen nga hapësira. Megjithëse, studimet tregojnë se në 100 vitet e ardhshme, nuk pritet ndonjë goditjeje nga asteroidet.”
“Dita Botërore e Asteroidit” shënohet çdo vit, më 30 qershor, për të shënuar datën e ndikimit më të madh të asteroidit në tokë, ngjarjen Tunguska, e cila u shënua në Siberi.