3 gusht, Dita Ndërkombëtare e Birrës u vendos për të festuar zanatin e kësaj veprimtarie dhe për të treguar vlerësimin e saj, duke fituar shpejt njohje ndërkombëtare.
Në fakt, në shekullin e 16-të, në Bavari, Duka Wilhelm IV, lëshon një ligj për birrën, i cili ndalon përdorimin e të gjitha llojeve të aditivëve duke lënë vetëm hops, malt, maja dhe ujë.
Birra, konsumohet edhe në Kosovë, prandaj kemi edhe festivale të birrës që organizohen çdo vit. Se sa konsumohet birra në Kosove, dëshmon një qytetar, adhuruesi i madh i birrës, Petrit Bylykbashi, i cili për Radio KFOR-in tha:
„Për birrën kom dashuri që në moshë të hershme dhe vazhdoj të kem. Brenda një nate konsumoj katër birra, por ka raste që me muhabet të mirë vazhdon deri në njëzet birra“.
Se kush shpiku birrën, nuk dihet me siguri, por historia e kësaj pije shkon në të kaluarën e largët dhe vazhdon të konsumohet me shumicë edhe përgjatë ditëve të sotme, duke u renditur e treta me radhë, pas ujit dhe çajit.