18 shtatori karakterizohet si ‘Dita Botërore e Monitorimit të Ujit’, e cila u krijua në vitin 2003 nga Fondacioni i Ujit të Pastër të Amerikës, si një program global i edukimit në terren.
Që të kuptojmë se ku qëndron Kosova sa i përket monitorimit të ujit, Radio KFOR-i intervistoi Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu, i cili na informoi në detaje rreth kësaj çështjeje.
“Furnizimi dhe monitorimi i ujit bëhet në baza ditore duke u kontrolluar çdo orë nëpër laboratoret tona, në qendrat dhe fabrikat ku përpunohet ai. Mund të them që Kosova në monitorimin dhe menaxhimin e ujërave është në një nivel shumë të mirë, bazuar në mostrat se çfarë uji përpunojmë, mirëpo edhe ujërat sipërfaqësore të papërpunuara, konsideroj që janë cilësor dhe lehtë për tu përpunuar”.
Siç na njoftoi z. Abdullahu, Kosova ka filluar me ngritjen e impjanteve për trajtimin e ujërave të zeza, përmes së cilave të gjitha pellgjet lumore nënujore do të jenë shumë më të mbrojtura në të ardhmen.