Datat e sotme 15 shtator, i është ndarë shënimit të “Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Limfomën” dhe ka për qëllim përhapjen dhe njohjen e fakteve në lidhje me limfomat si dhe mbështetjen dhe fuqizimin e njerëzve të prekur me kancer të sistemit limfatik. Për të kuptuar më shumë për limfomat dhe rëndësinë e shënimit të kësaj dite, Radio KFOR-i ka zhvilluar intervistë me Drejtorin e Klinikës së Hematologjisë, Prof. Asoc. Dr. Shemsedin Sadiku: “Limfomat janë tumore primare të indit limfatik, mirëpo ato munden me prek çdo ind tjetër në organizëm. Kjo ditë ka të bëjë me ndërgjegjësimin e të gjithëve, lidhur me këtë patologji. Shenjat kryesore të cilat nuk duhet ti neglizhojmë janë një rritje progresive e nyjeve limfatike. Në qoftë se personi ka një rritje progresive të nyjeve limfatike, e cila nuk ka një natyrë akute apo fillim akut i ndonjë infeksioni që ka mundur me e shkaktu këtë, atëherë duhet gjithsesi me u lajmëru tek mjeku me kohë. Shenjat kryesore janë temperatura e lartë e pashpjegueshme, e cila zgjatë me javë e muaj, me temp. mbi 38 gradë C, pastaj humbja e paarsyeshme e pashpjegueshme e peshës trupore, diku 10% e humbjes së peshës trupore brenda 3-6 muaj të fundit si dhe djersitja, sidomos gjatë natës. Nëse një person i hasë këto shenja për një periudhë kohore, nuk duhet t’i neglizhojë por duhet të lajmërohet tek mjeku sepse lajmërimi i hershëm sjell edhe rezultate në trajtim. Limfomat janë një patologji mjaftë e përhapur në botë, diku rreth 735 mijë deri në 740 mijë raste diagnostikohen në vit, ndërsa në Kosovë mbi moshën 18 vjeçare, kemi 65 deri në 70 raste në vit, të diagnostikuar me limfoma.”
Prof. Asoc. Dr. Shemsedin Sadiku, gjithashtu përmes frekuencave të Radio KFOR-it u ka bërë apel të gjithëve që të vaksinohen, pasi vaksinimi është e vetmja mënyrë për të shpëtuar botën nga ‘CoViD-19’.