Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë” i cili ka për qëllim nxitjen e ndryshimeve pozitive në shoqëri përmes mundësimit të vitalitetit kulturor dhe kreativitetit, nesër (31 janar) organizon një bisedë publike me psikologen Fortesa Kadriu. Tema e cila do të diskutohet ka të bëjë me shëndetin mendor, ku në shoqërinë tonë ende mbetet temë tabu.
Shëndeti mendor përfshinë mirëqenien tonë emocionale, psikologjike dhe sociale e cila ndihmon në përcaktimin se si ne e përballojmë stresin, se si marrim vendime dhe komunikojmë me të tjerët.