Çka do të bëje po t’i kishe një milion Euro? Kjo pyetje në parim e thjeshtë, por tingëllon sfiduese për shumicën nga ne.
Mirëqenia e jonë, e familjarëve tonë dhe njerëzve të rëndësishme janë ndër gjërat e para që na shkojnë ndërmend kur mendojmë për faktin e të pasurit një milion Euro.
Radio KFOR-i ka kontaktuar dëgjueset, Fjolla Harizajn dhe Tuba Safçiun, për t’i pyetur se çka do të bënin me një shumë aq të madhe të parave, nëse do i kishin?
“Një pjesë të shumës e kisha përdorur për nevoja personale, si edukim dhe mirëqenie, me pjesën tjetër e kisha hapur një organizatë bamirëse, që do i ndihmonte të sëmurët dhe të varfëritë. Nëse gjithçka do të shkonte mirë, kisha dëshiruar ta zgjeroja rrjetin e aktiviteteve edhe jashtë Kosovës”, tha Fjolla për Radio KFOR-in.
“Normal, së pari e kisha ndërtuar shtëpinë e ëndrrave, diku në një mal, e vetme; 300 mijë të tjera i kisha ndarë për familje; 100 mijë i kisha ruajtur për çdo eventualitet;150 mijë Euro kisha investuar në ndonjë biznes; 50 mijë të tjera i kisha lënë për bamirësi. Patjetër, e kisha ndërtuar edhe një Shtëpi të Pleqve, kurse, të tjerat çka më kishin mbetur i kisha bërë “rrush e kumbulla”, tha Tuba për Radio KFOR-in.
Porosia jonë është që ju të mos kërkoni një milion Euro, por të kërkoni për gjërat që vlejnë akoma më shumë, si shëndeti juaj, mendja e shëndoshë, mençuria dhe urtësia.