Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Federata Evropiane e Gazetarëve kanë shpallur konkurs për studentët e gazetarisë/komunikimit masiv për artikullin më të mirë që trajton dhe ilustron kushtet e punës së gazetarëve në mediat e Kosovës. Fituesi/ja do të përzgjidhet nga juria profesionale e përbërë nga një përfaqësues i komunitetit akademik, një përfaqësues i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, një gazetar vendor dhe një përfaqësues i Federatës Evropiane të Gazetarëve që do të marrë pjesë në vendimmarrjen përfundimtare. Shkrimet duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe dhe angleze deri me datën 1 mars 2019, në adresën elektronike të AGK: office@agk-ks.org.