“Jepi jetë klubeve”, kështu titullohet sesioni informues, i cili do të mbahet sot (17.01.19), në qendrën Termokiss, prej orës 17:00.
Siç tregojnë organizatorët, kjo ngjarje zhvillohet me qëllim që aplikuesit potencial të marrin mbështetje adekuate për procesin e aplikimit.
Përgjatë këtij sesioni, të pranishmit kanë mundësi poashtu të marrin udhëzime për përpilimin e projekteve dhe informata të tjera të përgjithshme për aktivitetet e klubeve.